Izraeli do të jetë me ShBA-në nëse Rusia sulmon Ukrainën

by admin
Spread the love

“Ne do të qëndrojmë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nëse shpërthen lufta midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid.

Ministri i Jashtëm Lapid këtë deklaratë e bëri gjatë prononcimit për televizionin izraelit “Kanali-12”.

Ne vlerësojmë se probabiliteti që Rusia të pushtojë Ukrainën është në një raport më të ulët se sa ai që vlerëson ShBA-ja, por megjithëkëtë ne po përgatitemi patjetër për këtë, shtoi kryediplomati izraelit.

Ne jemi kujdesur të mbajmë marrëdhënie të mira me Rusinë,- u shpreh Lapid, ndërsa shtoi se megjithëkëtë do të qëndrojnë pranë aleatit të tyre, ShBA-së.

Lidhur me mundësinë që Izraeli t’u bashkohet sanksioneve që do të zbatohen ndaj Rusisë, Yair Lapid bëri këtë koment:

“Ne dëshirojmë të ruajmë koordinimin e sigurisë dhe marrëdhëniet e mira me Rusinë, por neve do të na duhet ta vlerësojmë këtë çështje.”

Duke vënë në dukje se qeveria izraelite kujdeset për popullsinë hebre në Rusi dhe Ukrainë, Lapid nënvizoi se rëndësia e këtij vlerësimi qëndron në mekanizmin vendimmarrës izraelit.

Situata jonë është disi e ngjashme me shtetet baltike“,- u shpreh Lapid dhe duke iu referuar pranisë dhe interesave të Rusisë në Siri bëri këtë vlerësim:

“Ne kemi kufij me Rusinë, kemi kufij me Sirinë për të gjitha qëllimet dhe synimet.”

 

You may also like