IZRAEL – Ushtria izraelite afat katërorësh për largimin e civilëve të Gazës drejt jugut

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite u ka dhënë edhe një herë civilëve në Rripin e Gazës një afat kohor për të ikur sot në jug të rajonit bregdetar.

“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se do të lejojnë trafikun largimin e tyre drejt jugut midis orës 10:00 dhe 14:00”, shkroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite në platformën X, dikur Twitter.

Ushtria publikoi gjithashtu një hartë që tregon rrugën e caktuar.

“Nëse kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, drejtohuni në jug sipas udhëzimeve tona”, thuhej në postim në gjuhën arabe.

Zëdhënësi u bëri thirrje banorëve që të shfrytëzojnë rastin tjetër për t’u nisur drejt jugut për sigurinë e tyre.

Fundjavën e kaluar, ushtria nisi një fazë të re në luftën kundër lëvizjes islamike Hamas, e cila sundon Rripin e Gazës, duke zgjeruar operacionet e saj në terren.

Ushtria izraelite tashmë u kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur banorëve në veri të iknin në jug të brezit të mbyllur bregdetar.

Sipas ushtrisë, të paktën 700 000 persona janë larguar prej aty.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në Rripin e Gazës janë 1,4 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.

Në total, më shumë se 2, 2 milionë banorë jetojnë në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like