IZRAEL – Qeveria miraton amendamentin e diskutueshëm përpara betimit

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka miratuar amendamentin e shumë diskutuar, përpara se të betohet zyrtarisht të enjten.

Pas disa orësh debati, 63 nga 120 parlamentarët votuan pro dhe 55 kundër amendamentit të martën në mëngjes.

Amendamenti synon të lejojë Arie Deri, kreun e partisë fetare Shas, të bëhet ministër i Brendshëm, pavarësisht një dënimi për shkelje tatimore. Ai gjithashtu do të lejojë Bezalel Smotrich i Partisë Sioniste Fetare të mbajë një post ministror në Ministrinë e Mbrojtjes, përveç atij të Financave.

Smotrich konsiderohet një mbështetës i flaktë i zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qeveria dëshiron të miratojë një tjetër amendament që do të zgjeronte kompetencat e ministrit të Sigurisë Kombëtare për të përfshirë jo vetëm policinë, por edhe policinë kufitare në Bregun Perëndimor. Ky post do t’i jepet politikanit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir.

Në funksion të ndryshimeve, ministri në largim i Mbrojtjes, Benny Gantz paralajmëroi rrezikun ndaj një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës dhe gjakderdhjes në rajon.

Pas fitores së tij në zgjedhjet e 1 nëntorit, Netanyahu arriti të formonte një koalicion fetar të ekstremit të djathtë. Qeveria e tij ka planifikuar ndryshime të gjera legjislative dhe në sistemin gjyqësor. Sipas ekspertëve, ndryshimet mund të çojnë gjithashtu në anulimin e gjyqit për korrupsion kundër Netanyahu.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like