IZRAEL – Netanyahu fiton zgjedhjet parlamentare

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 4 nëntor /ATSH-DPA/-Benjamin Netanyahu ka dalë fitues në zgjedhjet izraelite, pasi blloku i tij i krahut të djathtë siguroi 64 nga 120 vendet në parlament.

“Likud” i ish-kryeministrit 73-vjeçar do të jetë partia më e madhe në Knesset me 32 vende, shumë përpara “Partisë së të Ardhmes” të kryeministrit në largim Yair Lapid me 24 vende”, sipas medias izraelite.

“Shteti i Izraelit kishte përparësi kundrejt të gjitha çështjeve politike”, shkroi Lapid në Twitter.

Lapid tha se kishte njoftuar udhëzimet për të gjitha zyrat ministrore për t’u përgatitur për një tranzicion të rregullt të pushtetit.

Për herë të parë në historinë e vendit, një aleancë e ekstremit të djathtë zuri vendin e tretë. “Partia Zioniste Fetare” e Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir fitoi 14 vende dhe shihet si një parti me një ndikim të madh politik për Netanyahu.

Zgjedhjet e së martës ishin të pestat në tre vjet e gjysmë, dhe u shpallën pasi koalicioni qeverisës me tetë parti u shpërbë në qershor, pasi humbi shumicën e tij pas vetëm 12 muajsh në detyrë. Megjithatë, pjesëmarrja ishte relativisht e lartë me 71,3%.

Rezultati zyrtar do të publikohet të mërkurën. Presidenti Isaac Herzog do të ketë kohë deri më 16 nëntor për të emëruar një kandidat për të krijuar një qeveri të re. Kandidati do të ketë më pas 28 ditë për të bërë një koalicion, që mund të zgjasë deri në 14 ditë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like