IZRAEL – Gallant: Hamasi po përpiqet të përhapë luftën në Bregun Perëndimor

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 15 janar /ATSH-DPA/- Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, organizata militante islamike Hamas kërkon të përhapë luftën nga Rripi i Gazës në Bregun Perëndimor.

“Qëllimi i Hamasit është t’i vërë zjarrin Judesë dhe Samarisë (në hebraisht Bregu Perëndimor), dhe nëse është e mundur Malin e Tempullit (në Jerusalem)”, tha dje Gallant në një takim me komandantët ushtarakë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Hamasi nuk arriti të demoralizonte izraelitët apo të krijonte zemërim midis Izraelit dhe SHBA-së me sulmin e tij ‘terrorist’ ndaj Izraelit më 7 tetor”, shtoi Gallant.

“Kjo është arsyeja pse ata tani synojnë t’i “vënë zjarrin” Bregut Perëndimor dhe Malit të Tempullit, një vend i shenjtë për hebrenjtë dhe myslimanët”, tha ai.

Ai u tha komandantëve të tij “të përgatiteshin për luftë”, të vendosnin trupat në gatishmëri dhe të mblidhnin informacionin përkatës të inteligjencës.

Që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të koordinuar të Hamasit në tetor të vitit të kaluar, tensionet dhe konfliktet në Bregun Perëndimor janë intensifikuar gjithashtu.

Të premten e kaluar, ushtria izraelite qëlloi për vdekje tre palestinezë që u përpoqën të sulmonin me armë zjarri një vendbanim hebre pranë Hebronit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like