Izet Mexhiti flet për emrin e Lëvizjes së re

by admin
Spread the love

Izet Mexhiti, njëri prej anëtarëve të fraksionit të deritanishëm brenda BDI-së dhe deputet konfirmoi se prej sot e fillon procedurën për formim të lëvizjes së re.

“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”, deklaroi Mexhiti për MIA.Të premten, për televizioin shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti klasike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë efekt më të madh për shqiptarët.

Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri prej anëtarëve të fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti theksoi se së bashku me Musa Xhaferin dhe Nevzat Bejtën mbeten si pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke cekur se ata janë për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti. Ai potencoi se janë kundër formimit të ndonjë subjekti të ri politik, sepse, sip tha, në atë mënyrë di të fragmentohet, do të ndahet trupi votues shqiptar.

You may also like