Izet Mexhiti: BDI është përfshirë në mënyrë direkte në biznesin e kazinove

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se vetëm opozita shqiptare, nuk janë të involvuar në biznesin e kazinove.

“Këtë nuk mund ta them për partitë maqedonase. Por ka një dallim, partitë maqedonase ndoshta në të kaluarën kanë qenë të përfshirë por kanë qenë në mënyrë indirekte të involvuara në këtë biznes…dallim është që për herë të parë BDI i tjetërsuar i kapur nga Artan Grubi, hapin e parë kur u formua qeveria në vitin 2020, asistentin e vet që e ka patur në parlament, Përparimin e bën drejtor të Lotarisë së Maqedonisë. Historikisht partitë shqiptare nuk kanë patur as anëtarë Bordi në Lotari, kanë patur një lloj aversioni, nuk e kanë pa se aty mund t’i kontribuohet interesit shqiptar, qytetarit shqiptar. Tash jo që pjesëmarrje por ndodh ndryshimi radikal ku miret drejtoria. Kjo ndodh për shkak se mentori i tij janë Gruevski dhe Mijallkovi. Ata që e njohin mirë këtë lëmi. Ata janë jashtë politikës por e kanë mashën se kush mund t’i udhëheqë këto gjëra”, tha Mexhiti, duke shtuar se numri i kazinove është shtuar në lagjet shqiptare, ndërsa këto sjellin edhe probleme tjera siç janë rrahjet dhe vrasjet.

 

 

MARKETING



You may also like