“Iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri”, Rama në konferencë me kryeministrin e Holandës

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me kryeministrin e Holandës , Mark Rutte. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Rutte iu deshën të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Tiranë.

Deklarata e Ramës:

“Kemi më në fund sot në Tiranë, pas një kohe të gjatë, ku unë pata nderin që të isha në zyrën e tij në Hagë, ku e mikëprita si të isha në shtëpinë time, sot kryeministri Mark Rute është në Tiranë. Iu desh që të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne kremtuam 50 vite marrëdhënie diplomatike me Holandën, dhe impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga njëra anë projektet e përbashkëta, dhe mbështetjes që ne marrim, dhe për arsye të rritjes së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania shell te arkitektët holandezë që janë të përfshirë në projektet e reja në Shqipëri, dhe rritjen e numrit të turistëve holandezë. Jemi të kënaqur për këtë, që ata vinë dhe shohin një realitet tjetër për Shqipërinë, dhe nuk është vetëm me të dëgjuar, bëhen ambasadorë të vendit tonë”, është shprehur Rama.

You may also like