Italia zgjedh qytetin ku do zhvillohet Eurovision. Jo, nuk është Roma!

by admin
Spread the love

Eurovision këtë vit do mbahet në Itali dhe më në fund kemi emrin e qytetit që do mirëpresë përfaqësues nga e gjithë Europa. Deri dje, pritej që qyteti mikpritës të ishte Roma, por mediat italiane e hodhën poshtë këtë lajm dhe kanë zbuluar se pas shumë përpjekjesh dhe propozimesh Torino do të jetë ai që do të organizojë “Eurovision Song Contest” për vitin 2022. Zyrtarizmi pritet të dalë në orët në vijim. Autoritetet lokale në Romë kishin propozuar Pallatin e Sportit si vendin ku mund të organizohej “Eurovision 2022”, por teknikët e EBU refuzuan duke deklaruar se ambienti nuk i përmbushte disa nga kushtet e nevojshme./revistawho.com

You may also like