Italia kërkon ekstradimin e Robinhos nga Brazili

by admin
Spread the love

Prokuroria e Milanos ka përcjellë tek Ministria e Drejtësisë kërkesën e ekstradimit dhe mandatin e arrestit ndërkombëtar për Robinho, që është dënuar me vendim të formës së prerë, bashkë me një shok në 19 janar.

Ish-sulmuesi i Milanit është dënuar me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një 23-vjeçareje shqiptare, që pësoi abuzime në një lokal natën e 22 janarit të vitit 2013.

Prokurorja Adriana Blasco ka firmosur mandatin e arrestit dhe kërkesën e ekstradimit për Robinhon dhe shokun e tij që gjenden në Brazil.

Por duket e vështirë që këta të dy të dorëzohen tek drejtësia italiane, pasi Kushtetuta braziliane nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të vet. 

You may also like