ITALI – Stoltenberg: Më shumë investime në mbrojtjen kibernetike

by admin
Spread the love

ROMË, 10 nëntor /ATSH-ANSA/- Kërcënimi i hapësirës kibernetike është real dhe po rritet dhe kjo është arsyeja pse angazhimi ynë për mbrojtjen kibernetike është kaq i rëndësishëm, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve që të riangazhoheshin në mbrojtjen kibernetike me më shumë investime, më shumë ekspertizë dhe bashkëpunim të zgjeruar.

“Kjo është një pjesë jetike e mbrojtjes sonë kolektive”, shtoi Stoltenberg.

Duke folur në Konferencën e BE-së për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s 2022, e bashkëorganizuar në Farnesina nga Italia dhe SHBA-ja me mbështetjen e Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s, Stoltenberg kujtoi se menjëherë përpara se forcat ruse të kalonin kufirin ukrainas, sulmet kibernetike ruse goditën departamentet e qeverisë së Kievit, ushtrinë dhe shërbimet e urgjencës.

“Ata u përpoqën, por dështuan, sepse Ukraina ka dëshmuar se është një kundërshtare e frikshme, edhe falë mbështetjes së NATO-s. Ne kemi punuar për vite të tëra për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Ukrainës, permes trajnime dhe shkëmbimit te informacionit dhe shërbimeve sekrete”, tha Stoltenberg.

“NATO, ka kohë që e ka marrë seriozisht kërcënimin ndaj hapësirës kibernetike nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë. Ne kemi marrë masa për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Ky është çelësi i mbrojtjes sonë kolektive”, theksoi ai.

“Aktivitetet e IT-së mund të aktivizojnë klauzolën tonë të mbrojtjes kolektive, neni 5. Themeli i mbrojtjes sonë kolektive, ku sulmi ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve”, tha Stoltenberg. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like