ITALI – Shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbytjeve

by admin
Spread the love

ROMË, 16 shtator /ATSH-DPA/- Shtatë persona kanë vdekur përgjatë bregut të Adriatikut të Italisë qendrore për shkak të motit të keq gjatë natës, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Sipas mbrojtjes civile, moti i keq kishte shkaktuar vdekjen e shtatë personave në provincën e Ankonës në rajonin qendror të Marche, duke shtuar se disa banorë të tjerë ishin zhdukur, duke përfshirë një fëmijë.

Deputeti dhe presidenti i rajonit Marche, Francesco Acquaroli tha në Facebook se ai po ndiqte nga afër zhvillimet meteorologjike dhe operacionet e shpëtimit, pas goditjes së rajonit nga moti i keq.

“Këto janë momente të frikës ekstreme”, shkroi ai.

Të enjten, Mbrojtja Civile paralajmëroi banorët për përmbytje të shpejta. Qeveria lokale e Ankonës tha se përmbytjet ishin pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe të zgjatura.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like