ITALI – Shkëputja e një akullnaje shkakton gjashtë viktima dhe 20 të zhdukur

by admin
Spread the love

MARMOLADA, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Numri i përkohshëm i viktimave nga shembja e një mase akulli të madhe është gjashtë të vdekur, nëntë të plagosur dhe 20 të zhdukur, sipas Gianpaolo Bottacin, këshilltar rajonal i Venetos për mbrojtjen civile.

“Situata po evoluon dhe aktualisht është e vështirë të japësh një llogari të asaj që ndodhi. Po informoj vazhdimisht”, theksoi shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio.

Janë identifikuar katër nga gjashtë viktimat.

Bëhet fjalë për tre shtetas italianë, ndërsa i katërti është me kombësi çeke. Një burrë dhe një grua mbeten për t’u identifikuar.

Mes të zhdukurve ka italianë, gjermanë, çekë dhe rumunë.

Kërkimet për të zhdukurit kanë vazhduar edhe gjatë natës zjarrfikës të pajisur me kamera termike në errësirë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like