ITALI – Meloni: G7-a do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

by admin
Spread the love

ROMË, 5 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme të grupit të shtatë vendeve të mëdha demokratike të industrializuara (G7).

Sipas medias italiane, në një bisedë telefonike me kreun e shtetit Volodymyr Zelensky, të enjten, Meloni njoftoi se agresioni rus ndaj vendit fqinj do të jetë në fokus të presidencës italiane të G7.

Italia ka mbajtur presidencën e grupit që në fillim të vitit.

Anëtarë të tjerë janë SHBA-ja, Gjermania, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Franca.

Pas telefonatës, Zelensky falënderoi Melonin për mbështetjen e saj, përfshirë dëshirën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në.

Kreu i shtetit, Zelensky raportoi në X se gjatë bisedës kishte dhënë informacion edhe për sulmet e fundit ruse.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit ushtarak rus për gati dy vjet.

Në mes të dhjetorit, BE ra dakord të nisë negociatat e pranimit me qeverinë në Kiev./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like