ITALI – Lindjet bien për të 15-in vit në nivel rekord

by admin
Spread the love

ROMË, 30 mars /ATSH-DPA/ – Italia, e cila prej vitesh po lufton me një rënie të popullsisë, ka raportuar numrin më të vogël të lindjeve të regjistruar ndonjëherë në vitin 2023, sipas shifrave të agjencisë së statistikave të vendit “Istat”.

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm rreth 379 000 fëmijë kanë lindur vitin e kaluar, një tjetër rekord i ulët dhe i 11-ti radhazi që nga viti 2013.

Kjo krahasohet me rreth 557 000 lindje të regjistruara në vitin 2008. Normat e lindjeve filluan të luhateshin në vitet pasardhëse, por kanë pësuar një rënie të madhe që nga viti 2013.

Që nga fillimi i regjistrimeve me bashkimin e Italisë në shekullin e XIX, nuk ka pasur kurrë kaq pak lindje të regjistruara sa vitet e fundit.

Shifrat prej rreth 393,000 të regjistruara në vitin 2022 tashmë kanë shkaktuar shqetësim, hera e parë që numri i lindjeve kishte rënë nën pragun e 400,000 që nga fillimi i regjistrimeve.

Shifrat nënkuptojnë se në vitin 2023, Italia, një vend me 58,99 milionë banorë, raportoi gjashtë të porsalindur për çdo 11 vdekje.

Përveç rënies së lindjeve, Italia ka shënuar rritje edhe të moshës mesatare e cila aktualisht është 46.6 vjeç.

Ndërkohë, një rekord prej 22 500 personash në vend janë të moshës mbi 100 vjeç. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like