ITALI – Draghi: Energjia sfida më e madhe e përbashkët

by admin
Spread the love

ROMË, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Ne kemi shumë sfida të përbashkëta për të cilat duam të gjejmë përgjigje të përbashkëta së bashku me të gjithë partnerët e tjerë në Bashkimin Evropian, por sfida më urgjente është ajo e energjisë, deklaroi kryeministri italian, Mario Drgahi gjatë takimit me homologët e tij spanjoll, portugez dhe grek, respektivisht Sanchez, Costa dhe Mitsotakis.

”Pushtimi rus i Ukrainës hapi një periudhë paqëndrueshmërie të fortë në tregjet e mallrave, e cila shtoi rritjen e çmimeve”, shtoi Draghi.

”Duhet të ndërhyjmë menjëherë, ne të gjithë kemi ndjesinë se duhet bërë menjëherë diçka thelbësore, domethënëse. Duhet të mbështesim fuqinë blerëse të familjeve, veçanërisht të atyre më të cenuarave dhe bizneseve tona”, tha ai.

“Bashkimi Evropian reagoi me unitet dhe vendosmëri ndaj agresionit të Ukrainës. Ne duhet të tregojmë të njëjtin kohezion dhe të njëjtën bindje në mbrojtjen e ekonomive tona nga pasojat e luftës, veçanërisht nga rritja e energjisë. Por, jo vetëm”, theksoi Draghi, i cili vuri në dukje edhe një “konvergjencë natyrore pikëpamjesh” me tre liderët e tjerë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like