ITALI – Di Maio: Ta detyrojmë Putinin të rifillojë rrugën e diplomacisë

by admin
Spread the love



BERLIN, 3 mars /ATSH-ANSA/- Duhet ta mbajmë të hapur rrugën e diplomacisë dhe dialogut, duke mbajtur kontakte me të gjitha palët mbi të gjitha për të arritur një armëpushim në orët e ardhshme, por ndërkohë bombat vazhdojnë të shpërthejnë dhe populli ukrainas vazhdon të vuajë, deklaroi ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

“Ne duhet ta detyrojmë Putinin që të rifillojë rrugën e diplomacisë, por për ta bërë këtë lufta duhet të përfundojë dhe është vetë Putini ai që duhet ta ndalojë atë. Negociatat që po rifillojnë sot duhet të jenë reale dhe të çojnë, në një armëpushim”, shtoi ai.

Në pritje të një armëpushimi është e rëndësishme të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas, i cili po reziston heroikisht. Ata njerëz gjithashtu mbrojnë vlerat tona dhe sigurinë e të gjithë Evropës. Sot ne të gjithë duhet të ndihemi qytetarë ukrainas”, theksoi Di Maio.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFRANCË – Macron sërish në bisedime me Putinin dhe Zelenskyn
Artikulli tjetërAkreditohen vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadës amerikane


You may also like