Istanbulspor flet shqip ndaj Tuzlaspor: Ethemi shënon, Topalli jep asist

by admin
Spread the love

Istanbulspor ka marrë tre pikë më vlera kundër Tuzlaspor, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. Një derbi shqiptarësh në fushë, por në fund kanë festuar Valon Ethemi e Jetmir Topalli, jo Jurgen Bardhi.

Dy të parët madje ishin protagonistë absolutë në fitoren e sotme të Istanbulspor. Sulmuesi anësor, i cili ka luajtur në Superiore me Kukësin, zhbllokoi ndeshjen.

Ethemi ka shkuar kështu në kuotën e 5 golave, një larg rekordit personal që ai e ka me skuadrën e Kukësit. Sa i takon Topallit, sulmuesi anësor dha asistin e golit të dytë, shënuar nga Ibrahim Yilmaz në fundin e pjesës së parë. / oversport.tv

Foto: Istanbulspor A.S. , Twitter

 

You may also like