Ismet Munishi flet pas triumfit ndaj Ballkanit dhe shpalljes kampion vjeshtor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 77-të me anë të yllit të skuadrës, Gerhard Progni, i cili shënoi një supergol për 0-1.

Pas fitores, trajneri Ismet Munishi përgëzoi Prognin dhe djemtë e skuadrës, duke potencuar se kundërshtari në lojë ka qenë edhe më i mirë se ata.

Për Prognin çkado që diskutohet është e tepërt. Lojën më të mirë është tu e tregu në Gjilan, I falenderoj djemtë, e kemi pas një kundërshtar shumë të mirë. Një kundërshtar që në lojë ka qenë edhe më i mirë se na, por e kemi shfrytëzu përvojën e lojtarëve” – tha Munishi, përjcell Insporti.

Gjithmonë e kam fitu ndeshjen me zëvendësime, tash e keni marrë vesh, a?” – tha Munishi me shaka kur u pyet nese e fitoi ndeshjen me zëvendësime.

Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, ndërsa Ballkani renditet i treti me 33 pikë dhe Drita e dyta me 34 pikë

/Insporti.com

You may also like