Ismajli drejt Napolit – Shqip

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli mund të bëjë hap të madh në karrierë, pasi interesim për transferimin e tij ka shprehur Napoli.

“Tuttomercatoweb” ka shkruar të dielën, se drejtuesit e Napolit tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e Ismajlit. Ismajli është pjesë e Empolit, por Napoli po synon transferimin e tij gjatë kësaj vere.

27-vjeçari ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro. Këtë edicion, Ismajli ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa transferimi eventual te kampioni i Italisë në verë, do të ishte hap i madh në karrierën e tij.

Ismajli është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia, ndërsa ka edhe 36 paraqita e 2 gola të shënuar për Kombëtaren e Shqipërisë.

You may also like