ISLANDË – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të frikës së shpërthimit të vullkanit

by admin
Spread the love

REJKJAVIK, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Autoriteti i Mbrojtjes Civile i Islandës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një seri tërmetesh që mund të paralajmërojnë për një shpërthim të afërt vullkanik.

“Aktiviteti sizmik është i përqendruar në gadishullin jugperëndimor të Reykjanes dhe sugjeron që një shpërthim mund të ndodhë në sistemin vullkanik në orët ose ditët në vijim”, tha Zyra Meteorologjike Islandeze dje në mbrëmje.

“Ndryshime të rëndësishme në akumulimin e magmës nëntokësore u regjistruan pranë fshatit e Grindavíkut, shtëpia e rreth 3 700 banorëve”, tha Zyra Met, shërbimi kombëtar i parashikimeve të motit.

Policia lokale dhe autoriteti i Mbrojtjes Civile vendosën të evakuojnë banorët e Grindavíkut dhe të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

“Në këtë fazë, nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht nëse dhe ku magma mund të arrijë në sipërfaqe. Ka indikacione se një sasi e konsiderueshme magmë po lëviz në veri drejt Grindavíkut”, thuhet në një deklaratë.

“Islanda ka regjistruar më shumë se 400 tërmete që nga mesnata. Nga këto, 15 kishin një magnitudë më të madhe se 3 dhe dy me më shumë se 4”, raportoi radiostacioni RUV të shtunën në mëngjes.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like