ISLAMABAD – Pakistani ndihmon në zhvendosjen e 25 000 afganëve në SHBA

by admin
Spread the love

ISLAMABAD, 8 nëntor /ATSH-DPA/- Pakistani do të lehtësojë zhvendosjen e 25 000 afganëve në SHBA, që punuan atje gjatë luftës së saj në Afganistan dhe u larguan nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, pavarësisht goditjes aktuale, tha sot kryeministri Anwaar Kakar.

Kryeministri Kakar tha se vendi i tij do të vazhdojë dëbimin e rreth 1,7 milionë refugjatëve afganë pa dokumente, pavarësisht protestave globale.

”Ne do të lehtësojmë zhvendosjen e afganëve të pambrojtur. Ne jemi në kontakt me vendet perëndimore dhe po përpunohet një mekanizëm”, tha Kakar në një konferencë për shtyp në Islamabad.

Garancia vjen mes shqetësimeve për sigurinë e atyre afganëve që punuan me forcat ndërkombëtare gjatë luftës kundër al-Kaedës midis 2001 dhe 2021, pasi Pakistani filloi një fushatë kundër refugjatëve të paligjshëm këtë muaj.

Vizat e rreth 25 000 afganëve në Pakistan, të cilët kanë pritur të zhvendosen në SHBA për më shumë se dy vjet, kanë skaduar dhe ka pasur shqetësime se Islamabadi mund t’i dëbonte ata.

“SHBA-ja dhe diplomatë të tjerë perëndimorë në Islamabad i kanë kërkuar Pakistanit që të mos deportojë afganët e pambrojtur pavarësisht skadimit të vizave të tyre”, sipas zyrtarëve.

“Rreth 250 000 afganë pa dokumente janë larguar nga Pakistani që kur Islamabad shpalli një afat për qëndrimin e tyre muajin e kaluar”, tha Kakar./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like