Ishte vendimtar në fitoren e Argjentinës, portieri Martinez zbulon çfarë i tha shokëve gjatë penalltive  

by admin
Spread the love

“Ishte një ndeshje shumë e vuajtur, por këtë gjë e dinim. Ne nuk arritëm dot të kontrollonim ndeshjen ashtu si deshëm. Megjithatë, për t’u shpallur kampion bote duhet që të vuash”, kjo ka qenë fjalia e parë që portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez ka thënë me lot në sy pas fitimit të Kupës së Botës.

Pas ndeshjes Martinez u ndal për mediat për të ndarë emocionet e tij të mëdha pasi luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë triumf të Argjentinës. Ai ndali penalltinë e Coman duke i dhënë avantazhin Argjentinës në goditjen e penalltive.

“Pasi shkuam te penalltitë i thashë shokëve të qëndrojnë të qetë, sepse disa penallti do t’i pres unë”, përfundoi Emiliano Martinez. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like