“Ishte me njerëz të gabuar”, Vangjeli tregon udhëtimin që i kushtoi shtrenjtë Saimir Tahirit

by admin
Spread the love

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga gjykata jo për provat që ka në dosje, por sipas tij, për “gjëra që dihen por nuk thuhen”.

Lorenc Vangjeli deklaroi se Tahiri u dënua mbi bazën e një perceptimi publik. Dhe sipas tij, ka qenë një udhëtim i gabuar në kohën e gabuar me personat e gabuar në Bruksel.

Deklarata e Vangjelit:

“Saimir Tahiri u dënua mbi bazën e një perceptimi të gjerë jo vetëm publik por edhe politik për lidhjen e tij dhe korelacionin që shkaktoi mes vetes dhe periudhës ës kanabizimit të vendit, moment që kanabisi u shndërrua edhe në një faktor elektoral në Shqipëri.

Ishte parathënia e dramës së madhe që po luhet sot që nesër do të jetë edhe më keq sipas të cilës që ta që kanë mundësinë të trafikojnë një ton kanabis që kanë mundësi financiare, logjistike, burime njerëzore për ta bërë një gjë të tillë e kanë shumë të lehtë ta bëjnë me 100 kg kokainë dhe kjo e çon krimin në një përmasë tjetër dhe shkallë tjetër por megjithatë dosja nuk mundi të provoj fajësine e zotit Tahiri përtej çdo dyshimi të arsyeshëm ashtu siç do duhej të ishte.

Zoti Tahiri është dënuar jo për provat që mbante dosja por për gjëra që dihen por nuk thuhen. I dinë shumë pak njerëz, unë po përmend njërën prej tyre. Tahiri ka pasur në kohën që ka qenë në detyrë  një udhëtim të gabuar,në shoqëri të gabuar me motive të gabuar, , në zemër të Europës, në Bruksel. Është një gjë që ka kushtëzuar dhe largimin e tij nga detyra. Ka ndodhur pas njërit prej aksioneve më të bujshme të konsideruar si sukses nga policia shqiptare të Janarit 2015, dosja e Xibrakës, por nëse dihet e gjithë e vërteta nuk ka qenë sukses. E dyta, Tahiri ka gabuar kur është larguar nga detyra.

Janë gjëra të cilat nuk ndodhen në dosje por kanë të bëjnë me perceptimin jo vetëm publik por edhe politik. Stili i jetesës së tij ishte larg asaj që duhet të bënte një zyrtar, i cili nuk është i përshtatshëm për një shërbëtor të publikut siç duhet të ishte një zyrtar i nivelit të tillë. Për një politikan ka disa mënyra qasjeje unë mund t’ju them që drama e Tahirit ka nisur në momentin kur ai u vendos në atë detyrë, qoftë edhe për një shkak të thjeshtë, mosha”, u shpreh Lorenc Vangjeli.

You may also like