“Ishte e vështirë, por e bukur”, Arda Turan i jep lamtumirën futbollit të luajtur

by admin
Spread the love

E nisi karrierën e tij te Galatasaray dhe po aty e përfundoi. Arda Turan është tërhequr nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ka qenë vetë lojtari turk që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin.

“Ishte e vështirë, por ishte e bukur”, shkroi në postimin e tij Turan. Ai përfundoi aventurën e tij me Galatasaray dhe më pas vendosi që të largohej nga futbolli i luajtur.

Arda Turan është konsideruar si një prej talentëve më premtues të Turqisë. E nisi karrierën e tij në vitin 2005 me Galatasarayn, ndërsa ka luajtur gjithashtu me ekipe si Atletico Madrid e Barcelona. Turan u rikthyer sërish te Galatasaray ku i dha dhe fund karrierës së tij si futbollist. /oversport.tv

Foto: Galatasaray, Facebook

You may also like