» “Ishte e mirë, nuk gënjej dot”/ Julia Roberts tregon ‘drogën më të fortë’ që ka marrë ndonjëherë

by admin
Spread the love

Julia Roberts duket se u rehatua pak më shumë se ç’duhet në një intervistë së fundmi me Andy Cohen.

Aktorja kishte ardhur në një seri të programit ‘Watch What Happens Live’ në SHBA, i prezantuar nga Cohen, ku iu bënë një seri pyetjesh në rubrikën provokuese ‘Plead the Filth’ (Kërko të drjetën e amendamentit të pestë/ për të mos thënë gjëra inkriminuese për veten).

Fillimisht prezantuesi pyeti Roberts cilët ishin filmat e saj më të mirë: ‘Notting Hill’, ‘My Best Friend’s Wedding’ dhe ‘Pretty Ëoman’.

56-vjeçarja u pyet gjithashtu për filmin apo aktorin më të papreferuar të ‘Real Housewives’, të cilës ajo iu përgjigj Jen Shah (e cila është aktualisht duke kryer 6.5 vjet burg për mashtrim financiar).

Më pas Cohen pyeti aktoren e  Hollywood se cila ishte “droga më e fortë që kishte provuar”.

Shumë do të kishin refuzuar të përgjigjeshin ndaj kësaj pyetjeje, por Roberts nuk e bëri: “Kërpudhat”, tha ajo, duke iu referuar kërpudhave haluçinogjene që njihen për tjetërsim të ndërgjegjies dhe zgjim apo halucinacione të forta.

Aktorja tha: “Po, ishte e mirë, nuk gënjej dot.”

Prezantuesi nisi shpejt paralajmërimet: “Fëmijë nëse shihni këto nuk janë gjëra për t’i bërë në shtëpi”.

360grade.al

You may also like