Isha në krizë seksuale! – Shqip

by admin
Spread the love

Një prift katolik u akuzua për përvetësim të gjithsej 500,000 euro donacione dhe 150,000 euro për faqet pornografike, raportuan mediat malteze.

Prokurorët kanë arritur të gjurmojnë shumat gjashtëshifrore të paguara për kompanitë e lidhura me faqet e seksit të drejtpërdrejtë, raporton Times of Malta, ku pagesat zgjatën për disa vite.

Prifti Luke Seguna u tha hetuesve të policisë se ai e bëri këtë sepse ishte në një “krizë seksuale”, tha gazeta.

Seguna, një famullitar në Marsaxlokk në jug të Maltës, u deklarua i pafajshëm, por autoritetet e kishës e pezulluan atë në pritje të përfundimit të procedurave.

Në gjykatë u paraqitën dëshmi se Seguna kishte disa qindra mijëra euro në disa llogari bankare private, edhe pse paga e tij vjetore ishte vetëm 20 mijë euro. Përveç parave, ai zotëronte një koleksion prej pesë motoçikletash dhe dy makinash.

Prokurorët kanë paraqitur edhe informacionin se Seguna ka marrë çeqe disa mijëra euro nga një famullitar i moshuar. I moshuari, i cili që atëherë ka vdekur, vuante nga çmenduria kur shkroi çeqet, u tha gjykatës.

Seguna u justifikua duke thënë se çeqet ishin në fakt kthimi i donacioneve që prifti i kishte dhënë të moshuarit, por prokurorët pretendojnë se ato në fakt duhej t’u shpërndaheshin shoqatave humanitare lokale. /tesheshi.com/

You may also like