Ish-zyrtarët e FIFA-s, Sepp Blatter dhe Michel Platini akuzohen për mashtrim

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë akuzuar për mashtrim në Zvicër. Këto akuza vijnë pas një hetimi gjashtëvjeçar për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (1.6 milionë £) nga FIFA për Platinin.

Blatter, 85 vjeç dhe legjenda e futbollit francez, Platini, 65 vjeç, tani do të përballen me një gjyq brenda disa muajsh, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo pagesë dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”, thanë prokurorët federalë zviceranë në një deklaratë.

Në janar 2011, Platini i shkroi FIFA-s duke kërkuar që t’i paguhet paga shtesë e prapambetur për punën si këshilltar presidencial në mandatin e parë të Blatterit nga viti 1998 deri në 2002. Blatter autorizoi FIFA-n që të bëjë pagesën brenda javësh.

Ai dhe Platini kanë mohuar prej kohësh keqbërjen dhe kanë thënë se kanë rënë dakord verbalisht që paratë të paguhen më shumë se 20 vjet më parë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës pretendoi se një kompensim vjetor prej 300,000 frangash zvicerane për konsultimin e Platinit ishte rënë dakord në një kontratë me shkrim të nënshkruar nga të dy në vitin 1999.

ZAP tha se kompensimi ishte faturuar nga Platini në çdo rast dhe paguar plotësisht nga FIFA.

8 vite më vonë, Platini dyshohet se kërkoi pagesën e dy milionë frangave zvicerane, për të cilat prokurorët thanë se ishte bërë “pa bazë ligjore”.

Përveç akuzës për mashtrim, Blatter është akuzuar edhe për keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve të FIFA-s dhe falsifikim të një dokumenti. Platini është akuzuar për mashtrim, shpërdorim, falsifikim dhe si bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e supozuar të Blatter.

Prokurorët hapën një procedim penal kundër Blatter në shtator 2015. Platini u vu nën hetim zyrtar vitin e kaluar dhe muaj më vonë akuza më e rëndë për mashtrim u përfshi kundër të dy burrave.


Top Channel

You may also like