Ish-trajneri i Milinkovic-Savic: Do të ishte perfekt për Juventusin

by admin
Spread the love

Alex McLeish, trajneri i Sergej Milinkovic-Savic në kohën e Genk, u kontaktua nga mikrofonët e tuttojuve.com dhe kur u pyet “a do të ishte lojtari perfekt për mesfushën e Zonjës së Vjetër?” ai u përgjigj: “Ka pasur sukses në Serie A, kështu që është në nivelin e çdo klubi në Itali.

Është rritur shumë, është maturuar, nga ana e lojës është bërë edhe më inteligjent. Ka qenë deçiziv kundër skuadrave më të mira. Kështu që po, është një po e madhe, për Juventusin ai do të ishte më shumë se i mirë”.

“Do të bënte hapin e madh në kualitet? Sigurisht, Juventusi është një klub që lufton për të fituar të gjitha ndeshjet, njësoj si Manchester United, Liverpool, Chelsea. Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid, etj.

Prandaj duhet të jetë në lartësinë e tyre për sa i përket mentalitetit. Është vetëm 27 vjeç, ka ende shumë mundësi për t’u rritur. Mund të arrijë shumë më lartë”. /oversport.tv

You may also like