Ish-trajneri i Gjermanisë: Jam gati, dua të rikthehem sërish në pankinë

by admin
Spread the love

Një vit pas largimit nga drejtimi i kombëtare gjermane, trajneri Joachim Low ka shprehur qëllimin e tij për t’u rikthyer në stol pas Kupës së Botës. Në një intervistë për ‘Kicker’, ai u shpreh se ndihet sërish i motivuar kur shikon futboll, gjë që nuk ka ndodhur prej disa muajsh.

“Nëse më jepet mundësia e duhur jam gati t’i rikthehem sërish futbollit” – këto ishin fjalët e ish-teknikut. Megjithatë Low nuk e specifikoi nëse dëshiron të jetë trajner i një ekipi kombëtar të një vendi tjetër apo i një klubi. Këtë post 62-vjeçari ka gati 20 vjet që nuk e ka mbajtur.

Në vitin 2004 ai u largua nga pankina e Austria Vienna për t’u bërë ndihmës i trajnerit të atëhershëm të Gjermanisë, Jurgen Klinsmann. Low e zëvendësoi këtë të fundit pas Kupës së Botës 2006. Periudha më e mirë e Low ishte viti 2014 kur fitoi Kupën e Botës më Gjermaninë. /oversport.tv

Foto: Germany Football Team, Facebook

You may also like