Ish-shefi i NATO-s bën paralajmërimin e fortë: Putin nuk do të ndalet me Ukrainën

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, deklaroi për Sky News se presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të ndalet me luftën në Ukrainë.

Ai tha se pushtimi rus ka “përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar”, e për këtë jemi të gjithë në rrezik.

“Nëse Vladimir Putin i shpëton duke gëlltitur një vend prej 44 milionë banorësh pikërisht në zemër të Evropës, ku do të ndalet ai? Ai sigurisht nuk do të ndalet me Ukrainën. Si rezultat, do të jemi në rrezik edhe ne të tjerët, sepse ai do të ushqehet nga çdo sukses që do të ketë në Ukrainë”, u shpreh ai.

Ish-shefi i NATO-s vijoi më tej duke u shprehur se Rishi Sunak duhet të angazhohet mirë me Ukrainën, që prejkohësh po përballet me slmet e ushtarëve rusë.

“Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje. Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar,” shtoi ai, duke thënë se “e vetmja gjë që Kremlini do të dëgjojë është se sa vite do të jetë me ukrainasit.

Pra, ata po luftojnë për ne, dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se ne duhet të rrisim prodhimin e armëve dhe municioneve në këtë vend në mënyrë që të sigurohemi që ata të marrin pajisjet që kërkojnë në këtë kohë“, shtoi më tej.

 

 

 

 

 

 


Top Channel

You may also like