Ish-presidenti Trump paraqitet në burgun e Xhorxhias – Shqip

by admin
Spread the love

Ai bëhet presidenti i parë në historinë e SHBA-së që fotografohet si i dyshuar

Kjo është fotografia e Donald Trump në burgun e Fultonit i cili u bë presidenti i parë në historinë e SHBA-së që fotografohet si i pandehur.

Trump kaloi pak më shumë se 20 minuta në burgun e Qarkut Fulton  ku ju morwn  shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjera personale.

Ish-presidenti u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh dhe u kthye në aeroport për tu nisur drejt Nju Xhersit, ku ai ka një nga rezidencat e tij.

Përpara se të hipte në avionin e tij privat në aeroportin Hartsfield-Jackson të Atlantës pas procedurës së dorëzimit, Trump deklaroi se akuzat me të cilat ai përballet janë të motivuara politikisht.

Kjo është një ditë e trishtuar për Ameikën. Nuk duhet të ndodhte kurrë. Mendova se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe kam të drejtë ta mendoj dicka të tillë. Siç e dini ka shumë persona të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë si Hilari Klinton dhe Stacey Abrams. Ajo që po ndodh këtu është një farsë e sistemit të drejtësisë. Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe të gjithë e dinë këtë.”

Dhjetra mbështetës të tij u mblodhën jashtë. Me pankarta në duar ata dolën jashtë burgut të Atlantës në Qarkun Fulton për të protestuar.

Kjo është hera e katërt që ndaj Trump ngrihet një aktpadi, diçka e pashembullt për një ish-president, aq më tepër në një kohë kur ai po kandidon për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Ai akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet e vitin 2020 në Xhorxhia pas humbjes së tij ndaj presidentit aktual Joe Biden. Prokuroria e çështjes kërkon që të fillojë procesi gjyqësor në muajin Tetor ndërkohë avokatët e Trump kërkojnë që këto procese të nisin në vitin 2026.

Paraqitja e tij në Atlanta ishte e ndryshme nga tre procedurat e kaluara pasi dorëzua në mbrëmje në një burg famëkeq, por pa u paraqitur në gjykatë.

Këtë muaj në shtetin e Xhorxhias, ndaj ish-presidentit Trump dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij u ngritën aktakuza në bazë të një ligji anti-mafia, të përdorur në të kaluarën për të luftuar bandat kriminale dhe ato të krimit të organizuar.

Klan News

You may also like