Ish-presidenti rus: Sanksionet e Perëndimit nuk kanë asnjë ndikim në Moskë

by admin
Spread the love

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë, ka thënë në një deklaratë së fundmi se do të ishte “marrëzi” të besohet se sanksionet e Perëndimit ndaj bizneseve ruse mund të kenë efekt mbi qeverinë në Moskë.

Perëndimi ka vendosur sanksione të shumta ndaj oligarkëve që besohet se janë të afërt me Vladimir Putin.

“Le të pyesim veten: a mundet ndonjë nga këta biznesmenë të mëdhenj të ketë ndikim në pozicionin e lidershipit të vendit? Unë ju them hapur, jo, në asnjë mënyrë”, tha Dmitry Medvedev.

Megjithatë, analistët nuk janë të këtij mendimi. Ata janë shprehur se sanksionet ndaj oligarkëve mund të funksionojnë, pasi ata mund të ushtrojnë presion ndaj Putinit që të ndryshojë strategji mbi Ukrainën.

You may also like