Ish-ministri i Jashtëm nxjerr prapaskenat e përplasjeve dje në Kuvend: Berisha ‘molla e sherrit’

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e quajti një skenë pa dinjitet përplasjen dje në Kuvend të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, ku në qendër të debatit ishte ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në “ABC live” Mustafaj nënvizoi se Basha ngriti problematika të rëndësishme, ndërsa sipas tij Rama për të mos dhënë përgjigje e devijoi situatën. Për akuzat e Ramës se Basha po imiton Berishën, Mustafaj shtoi se kreu i PD duhet të shfaqë stilin e tij.

“Ishte një skenë e gjatë që vetëm dinjitet parlamentar nuk ka brenda. Basha ngriti probleme të rëndësishme, ku përmendi dhe emra, ishte serioz në paraqitjen e kësaj problematike, e degradoi Rama. Për të shmangur përgjigjet Rama e degradoi dhe Basha ra në kurthin e saj. Kjo gjë si bën mirë as qeverisjes. Ishte një skenë pa asnjë dinjitet. Basha duhet që shfaqë stilin e tij dhe të mos tentohet duke imituar. Imitacioni s’të bën origjinal”, tha Mustafaj.

Kjo “Foltore” e Berishës e sjellë në Kuvend në një kohë që vetë ish kryeministri nuk ishte në sallë, sipas Mustafajt tregon se ai po rizgjon energjinë politike të PD.

“Berisha po rizgjon PD dhe po zbulon brenda saj energjitë e vërteta që ka në PD. Flasim për energjitë politike. Lëvizja e Berishës po rizgjon Pd dhe po u kthen besimin në vetvete. Foltorja fenomen për shoqërinë”, tha më tej Mustafaj.

You may also like