Ish-mbrojtësi i Juventus drejt largimit nga Arabia Saudite, pëlqehet nga Milan

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Juventus dhe Atalantas, Merih Demiral mund t’i japë fund eksperiencës në Arabinë Saudite.

Lojtari që është në pronësi të Al Ahli pëlqehet shumë nga Milan, me “kuqezinjtë” e Italisë që kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes.

Milan do të tentojë që ta afrojë Demiral pa u mbyllur merkato e janarit, ndërsa mediet italiane raportojnë se mbrojtësi mund të kalojë në formë huazimi te “Djalli”.

Një operacion që mbetet shumë i komplikuar, duke ditur se turku u zhvendos në Jeddah vetëm në verë, si pjesë e një transferimi prej 18 milionë euro. /Supersport


Top Channel

You may also like