Ish-kryetari i AKK-së për rritjen e çmimeve: Furnizuesit e tregut mund të jenë marrë vesh në formë të bashkërenduar

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka përmendur dy arsye pse sipas tij janë rritur çmimet e produkteve në tregun vendor.

E para arsye sipas tij
është se mund të jenë rritur kërkesat por jo edhe furnizimi, ndërsa arsye të
dytë ka përmendur furnizuesit e tregut me produkte që mund të jenë marrë vesh
në mënyrë të bashkërenduar për t’i rritur çmimet.

“Çmimet e produkteve
bazë ushqimore po rritën, gjithashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve
ndërtimore (armatura, betoni etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve
mund të ndodh për dy arsye, arsyeja e parë është e logjikshme dhe objektive dhe
arsyeja e dytë është e jashtëligjshme”, ka shkruar Prestreshi në rrjetin social
Facebook.

“Për të parën, çmimet
rriten sepse kërkesa mund të jetë e njëjtë siç ishte ndërsa furnizimi apo
oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të
tillë, duke i pasur parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër. Për
të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë
marr vesh në formë të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të
çmimeve”.

Tutje, ai ka thënë se
AKK-ja është organi i vetëm shtetëror që mund ta konstatojë njërën apo tjetrën.

“Nëse varianti i
hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos
funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Sido që është, uroj që
nuk ka ndonjë kartel të tillë, sepse me rastin e funksionalizimit të AKK-së,
institucioni ligjërisht ka të drejtë të kthehet mbrapa 5 vjet, dhe t’i hetoi
pretendimet e ngritura nga të gjithë”.

You may also like