Ish-kryeministri Berisha shfaq fotot nga takimi elektoral në Maqellarë: Pritje e shkëlqyer për Premtim Kryemadhin

by admin
Spread the love

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, nuk e ka ndalur as sot, shprehjen e falenderimit dhe të mirënjohjes për pritjen që banorët e Dibrës, i kanë bërë atij vetë dhe Premtim Kryemadhit, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në këto ditë fushate për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Edhe sot, Berisha ka publikuar në Fb, momente emocionuese të këtyre takimeve: “Një urim të përzemërt miq me këtë foto me Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Peshkopisë. Fundjavë të mbarë”, shkroi ish-kryeministri në postimin e parë në Fb.

Dhe më pas, edhe një mesazh të dytë me shumë foto: “Një album nga takimi elektoral në Maqellarë. Pritje e shkëlqyer për Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Peshkopisë. Zoti i bekoftë banorët e Maqellarës”.

You may also like