Ish-kryeministri Berisha sfidon hapur Bashën: Hajde këtu në një debat, përballë meje dhe rinisë

by admin
Spread the love

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon “Foltoren e rinisë” ku mijëra të rinj, i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka sfiduar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, duke i bërë thirrje që të vijë dhe të përballet me rininë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive.

Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD-së, organizatën e grave. Forumi juaj ka statutin e tij, është i anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, forumi juaj nuk është pronë.

Forumi juaj është kompetencë e juaja ekskluzive. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do ti zgjidhi drejtuesit. Kryetari pa partia e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë.

Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju abc-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë.

Unë kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj, ne kemi vetëm një qëllim ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, forumet në PD që kryetari i shkelmon. Të vendosim pavarësinë e FRPD-së dhe Lidhjes së Gruas, që është e vërtetë se janë mbështetës të programit të PD-së, por janë të pavarur“, u shpreh gjatë fjalës së tij lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

You may also like