Ish-kryeministri Berisha kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: U fshehën si minj në bunkerë, ishte dhe Edi Rama

by admin
Spread the love

Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit të Enver Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha, kujtoi lëvizjen e madhe studentore e qytetare të asaj kohe.

Në një aktivitet në Qytet Studenti, Berisha deklaroi se heronjtë e asaj kohe arritën të rrëzonin bustin e diktatorit Hoxha e ta tërhiqnin atë zvarrë në rrugët e Tiranës, duke i bërë gjyqin popullor, pas 45 vitesh vuajtje.

Berisha tha se gjatë kësaj proteste të fuqishme, anëtarët e regjimit u fshehën nëpër bunkerë, ku sipas tij, mes tyre ishte edhe Edi Rama.

“Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan çdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve të diktaturës, dhe më 14:05 shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, i prenë kokën diktatorit, zvarritën shtatoren e tij në rrugët e Tiranës dhe e sollën gjer këtu. U vërsulën si lepuj e minj nëpër bunkerë për të futur kokën e tyre, ku mes tyre ishte dhe ai që sot është Kreu i Meduzës së Shqipërisë, Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Askush nuk i skllavëroi shqiptarët si Enver Hoxha. Ai ishte Hitleri shqiptar. Kultet staliniste ranë kudo, përvesce në Shqipëri, ku ato gjetën folenë e tyre. Përvec kultit të Enver Hoxhës, këtu të gjithëfuqishëm u vendosën kulti i diktatorit gjeorgjian, Josif Stalin, kulti i filozofit terrorist, Vladimir Lenin. Enver Hoxha, si asnjë diktator tjetër në Evropën ish-komuniste, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë me burgosje, tortura, internime të burra e grave, të rinj e të rejave, më shumë se në të gjitha vendet e tjera, përvec Bashkimit Sovjetik të marrë së bashku. Në asnjë diktaturë tjetrër njerëzit nuk njohën një shtypje të egër, sic njohën shqiptarët. Kjo ishte diktatura më mizore.

Ever Hoxha, me sistemin e tij, arriti të vendosë një sistem të vërtetë skllavërie në mbarë fshatin shqiptar, ku jetonte 75% e popullsisë. Me qindra mijëra vdekje nga uria kronike ndodhën në ato vite e dekada në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në Evropë. Shqiptarët u detyruan të hanë e të vdesin nga barishte të egra, u detyruan të hanë mish nga kafshët e ngordhura. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësi të qenies shqiptare, edhe përmes izolimit të thellë. Diktatura e izolimit është një nga format më të egra të diktaturës.

Të gjitha këto bënë që më 1990, shqiptarët, pavarësisht se me revolucionin studentor të dhjetorit, kishin në qenien e tyre një qenie të dytë, një qenie satanike, që i kishte pushtuar ata. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, ishte kushti që shqiptarët të ndjeheshin njerëz të lirë e të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor të munguar. Me kultin e diktatorit më gjakësor të Evropës, me prezencën e tij kudo, dinjiteti njerëzor ishte pseudo-dinjitet. Përsëri, PD, e cila ishte në formim e sipër, kishte rezerë të saj më kryesore ata që e kishin themeluar. Duhet ta pranojmë këtu, në atë periudhë studentët ishin batalioni i sulmit dhe beteja duhej vazhduar. Në këto kushte nisi lëvizja studentore e shkurtit 1991, nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit.

Studentët e Tiranës u ngritën në mbështetje të tyre dhe morën flamujt për betejën finale. Të mbështetur nga PD, studentët vendosën të nisin grevën e vetëflijimit. Ata kapërcyen cdo përpjekje për manipulimin e saj. Ishin ditë që tronditën Shqipërinë. PD, me gjithë seksionet e saj, bëri gjithçka, me datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Mbi 100 mijë qytetarë, nga Tirana e mbarë Shqipëria mbushën orët e para të mëngjesit këtë shesh.

Në një moment, artisja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, u bën thirrje protestuesve të shkojnë të kërkojnë shëtimin e studentëve tanë. Kjo e orientoi menjëherë masën e njerëzve tek ajo që çdokush kishte në mendje, duhej shembur kulti satanik i Enver Hoxhës. Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan cdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve të diktaturës, dhe më 14:05 shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, i prenë kokën diktatorit, zvarritën shtatoren e tij në rrugët e Tiranës dhe e sollën gjer këtu. U vërsulën si lepuj e minj nëpër bunkerë për të futur kokën e tyre, ku mes tyre ishte dhe ai që sot është Kreu i Meduzës së Shqipërisë, Edi Rama“, kështu u shpreh Berisha në fjalën e tij

.

You may also like