Ish-kampioni i botës gati të rikthehet në botëror, por jo si pilot

by admin
Spread the love

Sebastian Vettel mund të rikthehet sërish në Formula 1.

Ish-kampioni i botës deklaroi se po e mendon të jetë sërish pjesë e botërorit të shpejtësisë. Raportohet se gjermani mund të zërë brenda pak vitesh vendin e Helmut Markos në Red Bull, në rolin e drejtorit të skuadrës.

Për të ardhmen e tij Vettel u shpreh: “Kam disa ide. Isha në Mynih në fillim të këtij viti, pasi pata një bisedë të shkëlqyer me CEO të F1 Stefano Domenicali. Do të shohim se çfarë do të na sjellë e ardhmja”

Më tej Vettel deklaroi se familja për të është shumë e rëndësishme dhe tregoi se rri shumë kohë me ta: “Kaloj shumë kohë me fëmijët e mi. Udhëtojmë shumë shpesh së bashku. Dua të jem aty për ta gjithmonë, por mendoj se herët a vonë do të përballem me një sfidë të re.”

Sebastian Vettel ka qenë pjesë e shumë skuadrave si, Ferrari, Aston Martin dhe Red Bull. Me skuadrën austriake 36-vjeçari fitoi 4 tituj kampion rresht, përkatësisht në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Në 31 maj të këtij viti Vettel deklaroi se do të jetë ortak në skuadrën gjermane të SailGP së bashku me Thomas Riedel.


Top Channel

You may also like