Ish-grevistëve u ishte shkatërruar shëndeti gjatë qëndrimit për tetë ditë në horizontet e minierës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Qëndrimi në minierë për tetë ditë e tetë netë, në grevën e vitit 1989, për minatorët ishte shkatërrues. Atyre iu dobësua shëndeti e fituan shumë sëmundje.

Jeta në kushte abnormale, pa parë diell me sy, po e bënte të veten.

Dikë e mundonte frymëmarrja e i humbi fuqia. Një tjetër e fitoi sëmundjen e diabetit nga qëndrimi aty. Nje tjetër ish-grevist tregon se u kishte rënë lëkura e këmbëve duke qëndruar mbathur me qizme. Më së vështiri e kishin pleqtë.

Por pati të tillë që nuk pranuan të nxirreshin jashtë, teksa lanë amanet që të varroseshin në horizontet e poshtme, në vendin ku punonin.

Krejt këto rrëfime janë thënë nga xehetarët në dokumentarin “Kur foli nëntoka” në Klan Kosova, që i kushtohet tërësisht grevës së 20-28 shkurtit 1989.

 

You may also like