Ish-gjyqtari italian: Zhiru-Holm nuk ishte penallti, këtë ta thonë edhe 100 lojtarë apo trajnerë

by admin
Spread the love

Ish-gjyqtari italian Xhanpaolo Kalvareze, mendon se në këtë sezon po mbizotëron kaosi te “xhaketat e zeza: në Itali. Nëpërmjet një analize në gazetën “Tuttosport”, ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij rreth ngjarjes më të diskutuar të kësaj fundjave, penalltisë që u dha kundër Milanit në ndeshjen ndaj Atalantës.

“Kur janë mbushur shtatë vite nga vendosja e sistemit VAR në Serinë A, ky instrument duhej të kishte kthyer besueshmëri dhe sidomos siguri. Me kalimin e kësaj kohe, edhe përdoruesi mestar duhej ta kishte kuptuar në mënyrë instinktive se cilët episode janë për VAR dhe cilët jo. Por në të vërtetë mbretëron konfuzioni, situata më e keqe e mundshme.

Duhet kthyer të koncepti nga i cili nisi gjithçka, gabimi i qartë dhe i dukshëm. Ndërhyrja e munguar e Orsatos në fushë për kontaktin Zhiru-Holm a është një gabim i qartë? Jam i bindur se nëse pyesim 100 futbollistë apo trajnerë, thuaje askush nuk do ta cilësonte një penallti.

Nga pamjet shihet qartësisht se Zhiru mundohet të ndalet dhe kjo është arsyeja pse Orsato nuk vërshëllen fillimisht. Episodi është i vështirë, padyshim por është thënë gjithmonë se intensiteti është një parametër që duhet vlerësuar nga fusha dhe jo nga monitori. Rregullorja përveç të tjerave përfshin koncepte edhe si pakujdesia apo moskokëçarja, në mënyrë që për nëj kontakt të mos injorohet intensiteti”, shpjegoi Kalvareze duke iu referuar situatës në fjalë rreth këtij episodi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like