Ish e dashura ruse Don Xhon së shpejti viziton Kosovën dhe Shqipërinë, por a do ta pres reperi kosovar?

by admin
Spread the love

Ani se modelja ruse Ariala Lirey dhe reperi Don Xhon, i dhanë fund lidhjes së tyre para disa muajsh, ajo vazhdon të mos mbajë inat dhe ta vlerësoj reperin, shkruan Kosovarja.

Por, rusja nuk ka komente pozitive vetëm për rep artistin, ajo duket se e pëlqen shumë Kosovën dhe Shqipërinë, madje e ka në plan që t’i vizitojë që të dyja vendet.

Së fundi, modelja ruse publikoi një foto me flamurin kombëtar dhe iu përgjigj fansave të saj kur u pyet në Insta Story se a po vazhdon të mësoj Shqip, apo jo?

“Vazhdoj të mësoj shqip dhe planifikoj që në të ardhmen e afërt ta vizitojë Shqipërinë. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën”.


You may also like