Ish-delegatët, te vendi i njëjtë i Deklaratës Kushtetuese, pas 32 vjetësh (VIDEO)

by admin
Spread the love

Delegatët që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990, u mblodhën këtë të shtunë pranë kuvendit, për të përkujtuar këtë datë.

Ata nuk i priti askush, ndaj  ishin pak të mërzitur me qeverinë që nuk organizoi diçka për të shënuar 32-vjetorin e ditës kur u vu gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës.

“Atëherë i kemi pasë dyertë e mbyllura edhe sot njëjtë. Është një ndjënjë e keqe për neve sepse është një datë e shënuar për popullin, jo vetëm për kuvendin, ka qenë një kthesë historike për të gjithë vendin”, tha delegati Nazmi Kelmendi, njofton Klan Kosova.

Dy muaj pas kësaj date, të njëjtit deputetë nxorën edhe aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës e njohur si Kushtetua e Kaçanikut me të cilën edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

You may also like