Ish-anëtari i grupit ‘Troja’ kalon në Vetëvendosje – Shqip

by admin
Spread the love

22:28 | 19 Nentor 2021

Bujar Berisha, ish-vokalist i grupit të rokut ‘Troja’, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se tekstet e këtij grupi “nxisin kurajo e vullnet”.

“Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, shkroi Kurti.

“Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar”, shkroi tutje kryeministri.

Grupi ‘Troja’ u nda një vit më parë për shkak të mosmarrveshjeve ndërmjet bendit. Vlerat artistike, sipas një komunikate të lëshuar nga vetë grupi, ishin shfrytëzuar për qëllime politike.

“Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata. Çdo aktivitet që mbahet në emër te grupit TROJA që më parë nuk ështe lajmëruar në faqën zyrtare të saj, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit dhe vlerave artistike te saj, të kultivuara me vite”, u tha në komunikatën e tyre. /Shqip/

You may also like