Isco drejt ndarjes me Realin, ka gjetur edhe ekipin ku do të transferohet

by admin
Spread the love

Marrëdhëniet e Realit dhe Iscos duket se janë prishur totalisht. Mesfushori spanjoll nuk po gjen më hapësira në radhët e “Los Blancos” dhe në verë pritet që të dyja palët të ndajnë edhe rrugët.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja AS, Isco ka gjetur edhe ekipin që do të transferohet në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për fituesin e Kupës së Mbretit, Real Betis.

Sipas të njëjtit burim, Isco kërkon të shkojë në një ekip që i garanton atij vazhdimësi në formacion dhe të rifitojë sërish besimin e munguar. Nga ana tjetër tekniku i Betis, Pellegrini e kërkon me ngulm mesfushorin. Pas trofeut të fituar, ai kërkon të marrë lojtarë më të konfirmuar në skuadër. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like