Ironia e Ylli Manjanit: Nuk më çudit më rrumpallhania jonë, por NATO që ende na mban anëtar të saj, si thua ti Yuri, jemi apo s’jemi aleatë? Nëse po, na e thuaj vetë sa e ke rrogën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, me nota ironie ka folur lidhur me aktualitetin në vendin tonë, siҫ është ajo e nxjerrjes së pagave, transmeton Lajme.al.

Manjani shprehet se; “Nuk më çudit më rrumpallhania jonë, por NATO që ende na mban anëtar të saj,
mesa dimë NATO nuk pranon nxjerrjen në pazar të të dhënave të shtetit”.

Reagimi i Manjanit në Facebook:

Nuk më çudit më rrumpallhania jonë, por NATO që ende na mban anëtar të saj!?
Mesa dimë NATO nuk pranon nxjerrjen në pazar të të dhënave të shtetit!?
Ska se si. NATO nuk mund të luftojë me ushtarë, të cilëve armiku u di dhëmbë e dhëmballë dhe, qeveria u merr votën me shantazh!
Përndryshe i bie që:
ose NATO nuk na merr seriozisht, ose është organizatë drejt mbylljes dmth ska ndërmend të luftojë më askund. (ka mbushur moshën e pensionit, thoshte Donald Trump)…
Apo jo Yuri?
Si thua ti?
Jemi apo s’jemi aleatë?!
Nëse po na e thuaj vetë sa e ke rrogën”, shkruan Manjani.

You may also like