Ironia e Bushatit për presidentin: ‘Hierarkët’ e PS nuk dinë gjë për presidentin sepse padroni nuk ua ka thënë atë që ka në mendje

by admin
Spread the love

Zgjedhje e presidentit të vendit prej javësh është çështja kryesore e mediave dhe politikanëve. Shqiptarët mund të mësojnë sot emrin e presidentit të ri.

Por deri tani duket se vetëm Edi Rama e di se kush do zgjidhet.

Analisti Andi Bushati ka ironizuar me këtë situatë absurde.

“Çfarë keqardhjeje për këta “hierarkët” e PS që dalin në TV dhe filozofojnë për presidentin e ri dhe pastaj shtojnë: “nuk është serioze të themi emra”.

Në fakt, të gjithë e kuptojnë se ata s’dinë asgjë më shumë sesa ne, sepse thjesht padroni s’ua ka thënë atë që ka në mendje,” shkruan ai.

You may also like