Irani sekuestron dy çisterna të huaja nafte me akuza kontrabande (fotot)

by admin
Spread the love

Marina e Iranit publikonte sot pamje të mjeteve detare të gardës revolucionare që sekuestronin dy çisterna nafte me flamur të Panamasë e Tanzanisë, me akuza kontrabande nafte në Gjirin Persik.

“Garda Revolucionare ka sekuestruar dy anije në dy ditët e fundit”, njoftonte televizioni shtetëror, duke cituar fjalën e gjeneralit Mohammad-Sharif Shirali.

“Çisternat e sekuestruara me flamurë të … Panamasë e Tanzanisë po transportonin më shumë se 1.5 milionë litra naftë e gaz iranian”, shtoi ai.

“Ushtria shoqëroi anijet e konfiskuara drejt portit të Mahshahr” në jugperëndim të vendit, shtoi Shirali.

“Tridhjetë e shtatë anëtarë të ekuipazhit u dorëzuan autoriteteve të drejtësisë në Mahshahr”.

Kohët e fundit dhe marina e SHBA ka intensifikuar prezencën e saj në Gjirin Persik dhe ka akuzuar Iranin për sekuestrime ose tentativa sekuestrimi të anijeve që kalojnë në korridorin strategjik tregtar.

Herën e fundit SHBA njoftonte më 6 korrik se Irani sekuestroi një anije komerciale disa ditë pasi kishte raportuar nje tentativë të ngjashme me anije pranë brigjeve të Omanit.