Irani përkujton aktin anti-amerikan të vitit 1979 – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Iran, mitingjet e sponsorizuara nga shteti shënuan përvjetorin e kapjes së ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979.

Studentët që mbështesin Revolucionin e aashtuquajtur Islamik sulmuan ambasadën amerikane menjëherë pas rënies së Shahut të mbështetur nga SHBA dhe mbajtën peng 52 amerikanë për 444 ditë.

Të dy vendet kanë qenë armiq që atëherë, me tensione të reja që u shfaqën kohët e fundit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi kritikoi presidentin amerikan Joe Biden një ditë pasi ai premtoi “çlirimin e Iranit”, raportoi Reuters.

Televizioni shtetëror publikoi pamjet e demonstratave anti-amerikane në të cilat dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin në Ditën Kombëtare Kundër Arrogancës Globale, duke brohoritur “Vdekje Amerikës”, të cilën ata e shohin si një manifestim të Satanait.

Këto tubime janë një kontrast i fortë me valën e protestave masive që janë përhapur në të gjithë vendin pas vdekjes së gruas kurde 22-vjeçare Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia morale në Teheran për mosmbajtjen e hixhabit.

Të premten, autoritetet iraniane u bënë thirrje forcave të sigurisë që të shuajnë shpejt protestat, të cilat prekën të gjitha nivelet e shoqërisë.

“Tradhtarët e mashtruar”

Irani fajëson SHBA-në dhe armiqtë e tjerë të huaj për trazirat, duke pretenduar se duan të destabilizojnë vendin.

Biden tha të enjten se protestuesit së shpejti do të jenë në gjendje të çlirohen.

“Mos u shqetësoni, ne do ta çlirojmë Iranin. Ata do të çlirohen shumë shpejt”, tha Biden në një fjalim të fushatës në Kaliforni.

Raisi vlerësoi se protestuesit janë “tradhtarë të mashtruar” dhe shtoi: “I them Bidenit se Irani u çlirua 43 vjet më parë”.

Agjencia e lajmeve HRANA njoftoi të premten se 300 demonstrues, duke përfshirë 47 të mitur, si dhe 37 anëtarë të forcave të sigurisë kishin vdekur në protestat antiqeveritare të enjten.

Më shumë se 14,000 njerëz, përfshirë 385 studentë, u arrestuan në protesta në 134 qytete dhe 132 universitete. /tesheshi.com/

You may also like